LAJME

Kurti, Haxhiu dhe Sveçla të shoqëruar nga drejtori i Policisë, vizituan familjen e Afrim Bunjakut dhe Enver Zymerit me rastin e Kurban Bajramit

Kurti, Haxhiu dhe Sveçla të shoqëruar nga drejtori i Policisë, vizituan familjen e Afrim Bunjakut dhe Enver Zymerit me rastin e Kurban Bajramit
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2026, 07:52

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, njëherazi kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në ditën e Kurban Bajramit, qëndruan për drekë pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, vazhdoi me vizitë edhe te familja e heroit Enver Zymeri.

Sipas LVV-së, kujtimi dhe veprat e heronjve si, Afrim Bunjaku e Enver Zymeri, janë frymëzim për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe dëshmi e përkushtimit për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial, rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

“Festat na mbledhin rreth familjes. Prandaj, sot ishte e rëndësishme të isha edhe pranë familjeve Bunjaku dhe Zymeri, për të shprehur mirënjohjen dhe për të kujtuar Afrimin dhe Enverin. Me krenari të veçantë, rrugën e prindërve po e vazhdojnë edhe djemtë e tyre, Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, që sot janë kadetë të Policisë së Kosovës dhe, pas diplomimit, do të shërbejnë si zyrtarë policorë. Kjo është dëshmia më e mirë se idealet për shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve jetojnë brez pas brezi. Kujtimi për heronjtë tanë është i përjetshëm. Faleminderit familjeve Bunjaku dhe Zymeri për mikpritjen. Lavdi e përjetshme heronjve tanë!” – ka thënë u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu, njofton LVV.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika