LAJME

Kurti: Fushata për targat do të vazhdojë, qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën e konvertimit

Kurti: Fushata për targat do të vazhdojë, qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën e konvertimit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2022, 16:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me krerët e dy partive opozitare, LDK e AAK, ka thënë se opozitën e ka informuar për çdo gjë relevante që ka pasur.

Ai për deklarimet e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, se ndërmjetësit ndërkombëtarë i kanë njoftuar në mënyrë më të detajuar, ka thënë se nëse ndërkombëtarët kanë thënë diçka më shumë atëherë është mirë të tregojnë dy krerët e partive opozitare.

Sa i përket fushatës për konvertim të targave ilegale në ato RKS, Kurti, ka thënë se ajo do të nisë nga 1 shtatori.

“Fushata për ndërrim të targave, nga ato që i ka lënë regjimi i Millosheviqit e që secili pushtet i mëpasshëm i Serbisë i ka vazhduar, te ato legjitime të Republikës së Kosovës do të vazhdojë deri më 31 tetor. Gjithë qytetarët të komunitetit serb që janë qytetarë të Republikës së Kosovës i ftojmë ta shfrytëzojnë këtë incentivë, që konvertimi i targave të bëhet duke mos pasur nevojë të paguhet TVSH-ja, akciza e dogana”,  ka thënë Kurti në prononcim për media.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika