Home LAJME Kurti fton liderët e opozitës në takim

Kurti fton liderët e opozitës në takim

0
Kurti fton liderët e opozitës në takim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend: Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Sipas njoftimi, takimet do mabhet për çështje me interes të Kosovës.

“Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kurti pati thënë se do të ftojë liderët opozitarë në takim për çështje me rëndësi për Kosovën, ndër çështjet që do të diskutohej ishte edhe dialogu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here