LAJME

Kurti ftohet për vizitë në Izrael

Kurti ftohet për vizitë në Izrael
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Korrik 2022, 17:12

Në margjina të pjesëmarrjes në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike “The Economist”, kryeministri Albin Kurti ka takuar David Harris, Drejtor Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik (American Jewish Committee – AJC).

Në njoftimin për media thuhet se gjatë takimit u bisedua për zhvillimet në vendin tonë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.

“Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik e ftoi Kryeministrin Kurti për vizitë në Izrael. Duke folur për situatën gjeopolitike në rajonin tonë, u theksuan përpjekjet e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet rajonale e globale pas invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e pasojat në ekonomi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika