LAJME

Kurti flet për përshpejtimin e armatosjes së FSK-së

Kurti flet për përshpejtimin e armatosjes së FSK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Tetor 2022, 09:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sot para Kuvendit Strategjinë e Sigurisë për vitet 2024-2027.

Gjatë fjalës së tij, Kurti ka folur edhe për Fondin e Sigurisë, por nuk ka treguar as këtë herë sa është shuma e mbledhjes së mjeteve në këtë fond.

“Falënderoj secilën e secilin që ka kontribuar në Fondin e Sigurisë, gjithashtu inkurajoj çdonjërin që ka mundësi financiare dhe vullnet patriotik të kontribuojë edhe më tutje në këtë Fond të Sigurisë”, deklaroi Kurti.

Ai foli edhe për përshpejtimin e blerjeve ushtarake për FSK-në, raporton Zeri.info.

“Kemi përshpejtuar blerjet ushtarake dhe blerjet e tjera që lidhen me fuqizimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes dhe sigurisë.

Kemi krijuar linja të reja të furnizimit me sisteme të armatimit në mënyrë të drejtpërdrejtë shtet me shtet, duke shkurtuar kohën e furnizimit dhe duke ulur ndjeshëm koston financiare”, deklaroi Kurti. /Zëri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika