Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe kryetarin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, një orë para se të fillojnë takimet e nivelit të lartë me presidentin serb.
Kurti është parë duke folur shkurt me ta, ndërsa në takim ka qenë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.





