LAJME

Kurti: Familja Jashari bashkoi popullin dhe i dha hovin vendimtar UÇK-së

Kurti: Familja Jashari bashkoi popullin dhe i dha hovin vendimtar UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2022, 10:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së Kosovës.

Kurti para mediave ka thënë se Familja Jashari bashkoi popullin dhe i dha hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në 24 vjetorin e flijimit të katër brezave të familjes Jashari, të cilët u sakrifikuan për lirin e Kosovës, dhe bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Kurti.

“Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jasharëve, ata u patën sulmuar nga Serbia që udhëhiqej nga regjimi i Millosheviqit edhe në dhjetor të vitit 1991, dhe në janar të vitit 1998, të gjitha këto sulme ndaj Jasharëve ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse. Drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohet as nga deformimet që vinë dhe mohimet që bëhen”, shtoi ai.

“Gjenocidi i Serbisë në Kosovë i ka ende plagët e hapura dhe ne si institucione të Republikës, si krerë, si përfaqësues politikë, si qytetarë nuk e harrojmë prej nga vimë, por në të njëjtën kohë pikërisht përmes përgjegjësisë tonë për këtë të shkuar sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme e dimë si të ecim mirë dhe mbarë përpara”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika