Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën para takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, është shprehur mirënjohës për gjithë kontributin që ka dhënë Fraanca për Kosovën. Ai mes tjerash ka ftuar të parin e shtetit francez edhe për vizitë në Kosovë.
Kurti në oborrin e pallatit Elysee, siguroi Macronin se Kosova po ndjek nga afër zhvillimet në Bruksel, sidomos pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të presidentit amerikan Joe Biden.
“Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, me pjesëmarrje më drejtpeshuar dhe me besim më të lartë. Ndihem i nderuar që kam mundësinë të flasë me ju për zhvillimet tona. Shetti ynë i vogël ka për mision shtetin e së drejtës, me të njëjtin cilësi si shtetet e mëdha demokratike, ku bën pjesë edhe Franca. Nuk ka asnjë fushë ku Kosova nuk mund të përfitojë nga Franca dhe unë ju ftojë ta vizitoni Kosovën”, ka thënë Kurti.
Pas konferencës, nisi takimi Macron – Kurti.