Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim emisarin special të Bashimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Mirsolav Lajçak, i cili në më pak se 10 ditë ka ardhur dy herë në Prishtinë.
Kurti falënderon Lajçakun për angazhimin në dialog me njohjen reciproke në qendër

Siç bëhet e ditur në një kumtesë nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.
Tutje bëhet e ditur se mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Macron uron Shiroka-Pulën: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane

Nisin punimet restauruese në shtëpinë e familjes Xhevdet Gashi në Dubravë të Suharekës

Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

