LAJME

Kurti falënderon antropologen Reineck për promovimin e Kosovës

Kurti falënderon antropologen Reineck për promovimin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2026, 16:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset në “Kosova Ethno-Tour 2026”.

Kurti ka falënderuar studiuesen Reineck dhe gratë pjesëmarrëseve nga vende të ndryshme të botës, nga Evropa deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,për vizitën dhe promovimin e Republikës së Kosovës.

“Mysafiret janë profesioniste të fushave të ndryshme, si inxhinieria e mjedisit, planifikimi urban, shëndetësia, arsimi, financat, ekonomia, teknologji e informacionit etj. Diskutimi ishte i hapur dhe interaktiv, me një mori temash, përfshirë të drejtat e njeriut, arsimin, kulturën, shërbimet, teknologjinë, bujqësinë dhe ekonominë. Një pjesë e diskutimit u përqendrua edhe te mërgata, si ambasadore kryesore e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika