LAJME

Kurti: Është koha të qetësohet situata në veri

Kurti: Është koha të qetësohet situata në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2023, 14:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se situata në veri duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel.

Ai njoftoi se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.

Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Tëitter.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar të hënën me presidenten Vjosa Osmani, për të biseduar mbi gjendjen e krijuar në veri. Ai u shpreh pas takimit se situata është thellësisht shqetësuese.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika