LAJME

Kurti: Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë, radha që ne t’i ngrisim lojtarët në këmbë me mbështetjen tonë

Kurti: Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë, radha që ne t’i ngrisim lojtarët në këmbë me mbështetjen tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shtator 2024, 11:09

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova humbi nga Rumania me rezultat 0-3.

Ai thotë se ekipi ynë kishte një mbrëmje të vështirë, dhe se është radha t’i ngrisim lojtarët në këmbë me mbështetjen tonë.

Postimi i tij:

Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi.

I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.

Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë.

Forca Kosovë!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika