Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë ftuar për një takim të nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut, për të arritur një zgjidhje evropiane mes tensioneve të fundit. Takimi pritet të zhvillohet të dielën në mbrëmje ose të hënën gjatë ditës.
Ftesa për takim është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.
Takimi mes palëve pritet të mbahet të dielën në mbrëmje ose të hënën gjatë ditës, varësisht nga konfirmimi nga palët.





