- Reklama -

Kurti e Vuçiq takohen më 2 maj në Bruksel

Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet më 2 maj. Kështu konfirmohet nga selia e Bashkimit Evropian, në Bruksel, raporton RTK.

Në prag të këtij takimi, sikundër u konfirmua nga selia e BE-së, është formuar “Komiteti i Përbashkët Monitorues” për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Reklama -

Me këtë komitet do të kryesojë Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog. Kosovën në këtë komitet do ta përfaqësojë ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë, kryenegociatori i këtij vendi, Petar Petkoviq.

Themelimi i këtij trupi është bërë 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë që u mbajt në Ohër ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku në planin e zbatimit parashihet ky afat kohor.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të BE-së Peter Stano, termat e “Referencës” pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort