Ka filluar takimi në Bruksel mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashme Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Fillimisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Borrellin dhe Lajçakun.
Për takimin me Kurtin, Borrell është deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Tëitter.
“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, teksa ka njoftuar për nisjen e takimit me Vuçiqin, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se për të adresuar krizën në veri të Kosovës duhet të ketë gatishmëri për kompromise e ide konstruktive.
“Ide konstruktive dhe gatishmëri për kompromis nevojiten për ta adresuar krizën e vazhdueshme n ëveri të Kosovës. Palët pritet të qetësojnë tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa parakushte”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Nuk ka njoftim nëse do të ketë takim mes Kurtit e Vuçiqit.