LAJME

Kurti e uron ekipin kosovar për suksesin në CS:GO: I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë

Kurti e uron ekipin kosovar për suksesin në CS:GO: I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Prill 2022, 15:23

Ekipi kosovar, Bad News Eagles arriti të kualifikohej në turneun më të madh në botë në CS:GO.

Për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti suksesin e djemve nga Kosova e quajti historik.

“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO. Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”- shkroi Kurti në Instagram.

BNE do të marrë pjesë në turneun më të madh të CS:GO “PGL Antwerp Major 2022”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Instagram. Duke e ngarkuar, pranoni që Instagram të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika