LAJME

Kurti e pret në takim zyrtarin e NATO’s, ai e pyet për themelimin e Xhandarmërisë

Kurti e pret në takim zyrtarin e NATO’s, ai e pyet për themelimin e Xhandarmërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Maj 2026, 11:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, në vizitën e tij të parë në Kosovë.

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti foli për zhvillimet në vend si dhe për prodhimin e municionit në Kosovë.

Gjatë takimit biseduan për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n. Kryeministri në detyrë Kurti foli për zhvillimet në vend, përfshirë ato në fushën e teknologjisë dhe të mbrojtjes, si dhe për prodhimin e municionit në Kosovë. Po ashtu, biseduan për marrëdhëniet e mira me NATO-n, sigurinë në rajon dhe në Kosovë, si dhe zhvillimet politike aktuale. U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika