Kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin kanë zhvilluar sot një drekë punë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.
Pas këtij takimi, Kurti i ka postuar dy fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka thënë se e pranon propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.





