- Reklama -

Kurti e Osmani nisin sot takimet konsultative me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së

Dy liderët e partive opozitare, Enver Hoxhaj partisë Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i AAK-së sot do të takohen me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit Albin Kurti e Vjosa Osman për të biseduar rreth krijimit të institucioneve të reja.

Kurti e Osmani e kanë ftuar në takim edhe kreun e LDK-së, por meqë kjo parti tek dje zgjodhi kryetarin e saj ata nuk do të shkojnë në takim.

- Reklama -

Në një përgjigje për Gazetën Online “Repoteri.net” nga kjo parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë për Reporterin se në takim do t’i bëjnë të njohura qëndrimet rreth formimit të insitucioneve.

“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë Bytyçi.

Përgjigje pozitive për takimin me fituesin e zgjedhjeve kanë dhënë edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi nga kjo parti.

“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Ve tendosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, theksohet në njoftimin e AAK-së.

Lideri i VV-së e Osmani u kanë dërguar tri letra liderëve të PDK-së, LDK-së e AAK duke u kërkuar takim me qëllim të konsultimit për formimin e institucioneve.

Në letër ata u kanë caktuar datën dhe orën kur dëshiron t’i takojë ndaras tre liderët e tjerë.
Po ashtu në letër Kurti e Osmani kanë përcaktuar edhe formatin e vendin se si e ku do të mbahen këto takime.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV-së, Vjosa Osmani, kanë ftuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, për një takim sot më 15 mars në ora 11:30.

Ndërsa me të parin e AAK-së, Ramush Haradinajn, VV’-a planifikon të takohet në ditën e njëjtë në ora 13:30.

Kujtojmë se fitues i zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, është Lëvizja Vetëvendosja me 49.9 % të votave të fituara.

E dyta renditet PDK me 16.9 %. LDK me 12.64 % renditet partia e tretë. AAK fitoi 7.07%.
Lista Serbe ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort