LAJME

Kurti e Lajçak takohen nesër në 7 e 30 të mëngjesit

Kurti e Lajçak takohen nesër në 7 e 30 të mëngjesit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Maj 2023, 18:10

Kryeministri i vendit Albin Kurti, e pret nesër në mëngjes në zyrën e tij të Qeverisë, emisarin e BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministria, përmes një njoftimi të saj, ku specifikon se takimi mes tyre nis në 7.30 të mëngjesit të së enjtes.

Vizitën e Lajçakut në Kosovë, e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ai ka thënë se Lajçak të enjten qëndron në Kosovë, ndërsa të premten nis vizitën e tij edhe në Serbi.

Tutje nga BE për klankosova.tv, kanë konfirmuar që Lajçak në kuadër të këtij udhëtimi në Kosovë, ka në planet e tij ta vizitojë edhe Mitrovicën.

Derisa temë kryesore e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd, mbeten kryesisht hapat e mëtejmë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pas takimeve në Ohër dhe Bruksel.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika