LAJME

Kurti e kryediplomatja gjermane ‘mërdhihen’ në Shalë të Bajgorës – FOTO

Kurti e kryediplomatja gjermane ‘mërdhihen’ në Shalë të Bajgorës – FOTO
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2022, 15:06

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ditën e dytë të qëndrimit të saj në Republikën e Kosovës, bashkë me kryeministrin Alhin Kurti kanë bërë përurimin e parkut të ri të erës “Selac Windpark” në Selac dhe Bajgorë të Mitrovicës.

Gazetari gjerman i ARD-së, Kai Kusestener, i cili ka qenë në këtë ngjarje, ka publikuar një fotografi, ku Baerbock dhe Kurti shihen të mërdhirë diku lartë në Bajgorë, afër parkut të erës.

“Përurimi i parkut të erës në Kosovë. -10 gradë dhe bora që po bie. “Herën tjetër do të hapim një park me panele solare” ka thënë ministrja e Jashtme”, ka shkruar Kuestener.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika