LAJME

Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2026, 14:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka diskutuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, për zhvillimet aktuale politike dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është thënë se në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij misioni të NATO-s në Kosovë.

“Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon. Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë është bërë e ditur se ka pranuar urime nga gjeneralmajor Ulutash për fitoren e 7 qershorit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika