LAJME

Kurti e Hamza sërish në takim për çështjen e presidentit

Kurti e Hamza sërish në takim për çështjen e presidentit
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2026, 15:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka arritur ë Kuvendin e Kosovës për të diskutuar me kryeministrin Albin Kurti mbi procesin e zgjedhjes së presidentit.

Hamza për Klan Kosova tha se do të diskutojnë “tema aktuale politike”.

Takimi është paraparë të mbahet me fillim nga ora 16:00.

Derisa, siç njoftoi anëtari i kësaj partie, Blerand Stavileci, sot gjatë mbledhjes së partisë janë diskutuar parimet dhe qëndrimet për këtë çështje, pa shqyrtuar emra konkretë.

Stavileci theksoi se fokus kryesor mbetet stabiliteti shtetëror, baraspesha institucionale dhe fryma konsistente e partisë në vendimmarrje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika