Kurti e fillon vizitën zyrtare në Vjenë të Austrisë duke u takuar me bashkatdhetarët tanë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Nov 3, 2024
Kurti e fillon vizitën zyrtare në Vjenë të Austrisë duke u takuar me bashkatdhetarët tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë. Atje, i pari i qeverisë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Në një organizim të ambasadës së Kosovës në Austri, Kurti ka filluar vizitën zyrtare duke u takuar me bashkatdhetarët dhe miqtë e shtetit të Kosovës në Vjenë.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i ka falënderuar ata për mikpritjen.

“Zakonisht vizitat zyrtare i përmbyllim me takime me bashkatdhetarë. Kësaj radhe po e nisim me ta dhe me miq të shtetit të Kosovës. Mirë se po takohemi në Vjenë e ju faleminderit për mikpritjen!”, shkroi Kurti./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika