LAJME

Kurti: Do të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, s’ka ndryshe

Kurti: Do të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, s’ka ndryshe
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2021, 17:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të vendoset për shkak se nuk ka ndryshe.

Ai ka thënë se po bëhen përgatitjet.

“I kam shkruar letër të gjitha qeverive të BE-së dhe jo vetëm, ku kam renditur shkeljet që po i bën Serbia. Po pres përgjigjet e tyre dhe reciprociteti do të vendoset pasi nuk ka ndryshe. Mirëpo, me ministren Rozeta Hajdari dhe me doganat tona po përgatitemi që ta zbatojmë atë, sepse asnjë qeveri nuk ka zbatuar reciprocitetin. Ne kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se problemi është Serbia, e jo shqiptarët apo Kosova.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika