LAJME

Kurti do të takohet me Borrellin e Lajçakun në Bratislavë

Kurti do të takohet me Borrellin e Lajçakun në Bratislavë
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Maj 2023, 11:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet të mërkurën me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në Bratislavë.

Kurti ka udhëtuar drejt kryeqytetit sllovak gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në ditën e fundit të Forumit “Globsec 2023”.

Kreu i ekzekutivit do të takohet me Borrellin dhe Lajçakun, pas tensioneve në veri që nisën të premten, ditën kur kryetarët shqiptarë ia mësyn objekteve komunale në komunat veriore.

Përveç takimit me zyrtarët e BE-së, Kurti do të marrë pjesë në disa panele të diskutimit.

“Qëndrimi i tij do të jetë njëditor. Brenda ditës do të jetë në Kosovë”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika