Qeveria e Kosovës do të subvencionojë çmimin e naftës për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media, derisa tha se asnjë qeveri nuk i ka përkrahur më herët bujqit në këtë drejtim.
Kurti ka thënë se në mars do të hapen programet e subvencionimit dhe sipas tij, nuk do të ketë vonesa.
“Paradite në mbledhjen e qeverisë morëm vendime të rëndësishme, por paralajmëruam që pasdite do të kemi një njoftim të rëndësishme për bujqit. Në tetor të vitit të kaluar e patëm bërë të ditur se thirrjet për subvencione për këtë vit do të hapen në çerekun e parë të vitit dhe atë po e bëjmë. Programet e subvencionimit do të shpallen në këtë muaj, në muajin mars nuk do të kemi vonesa, por vendosje rekord të programeve mbështetëse për bujqit. Sot duke mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, qeveria do subvencionojë naftën për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro, ata do subvencionohen edhe për plehërim pranveror”.
“Investimet dhe përkrahja për këtë sektor kërkojnë vëmendje dhe planifikim ashtu që të kemi zbatimin e duhur, te ne prodhimi i ulët vendor, varësia e plotë në imputet e importuara kanë bërë që të goditemi të parët edhe nga krizat më të vogla”.
Ndërsa për grurin subvencionimi është 474 euro për hektarë, 324 euro më shumë se vitin e kaluar ose rritje 216%, ka thënë ai.