Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kreu i ekzekutivit kosovar kur është pyetur se sa është reale të pritet një gjë e tillë, ka thënë se është realistike të pritet që metodat e vjetra nuk mund të jenë më të mirat në një situatë të jashtëzakonshme.
“Unë besoj që është realistike të pritet që metodat e vjetra nuk mund të jenë më të mirat në këtë situatë të jashtëzakonshme. Me hyrjen e Ballkanit Perëndimor në BE, kufiri i jashtëm i BE-së do të tkurrej për 3 mijë kilometra. Kështu që në terma të sigurisë, është shumë mirë që të inkuadrohet Ballkani Perëndimor në BE”, ka thënë Kurti për Blick.ch.
Ai ka thënë se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE, dhe ka thënë se pret që Kosova të jetë edhe në Këshillin e Evropës dhe në programin për paqe të NATO-së.





