LAJME

Kurti diskutoi mundësitë për thellimin e marrëdhënieve me kryeministrin e Armenisë

Kurti diskutoi mundësitë për thellimin e marrëdhënieve me kryeministrin e Armenisë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2026, 07:28

Pas takimit në kuadër të Munich Security Conference në vitin 2024, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të dielën takoi sërish kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në Qeverinë e Republikës së Armenisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se e falënderoi kryeministrin e Armenisë për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, për bashkëpunimin në rritje ndërmjet dy vendeve dhe për ftesën në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”.

Tutje, ai thotë se diskutuan mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve, me theks në bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe tregtinë, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike e kulturore.

“Në një kohë kur sfidat janë gjithnjë e më të ndërlidhura, nevoja për aleanca ndërmjet demokracive bëhet edhe më e qartë. Ato nuk janë vetëm çështje qëndrimesh, por mekanizma konkretë që mundësojnë bashkërendim, besim dhe përgjigje të përbashkëta — në shërbim të paqes e prosperitetit, sigurisë dhe stabilitetit, në kontinentin evropian dhe përtej” – shkruan në fund kryeministri në detyrë Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika