Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar fotografitë nga festa e mbrëmshme që pati me bashkëpartiakët e mbështetësit e këtij subjekti pas fitores në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.
Kurti dhe VV e festuan fitoren mbrëmë, në fotografitë e tubimit edhe një flamur i Amerikës

“Votuam. Fituam. Festuam. Urime dhe ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti.
Në mesin e të pranishmëve u pa edhe një flamur amerikan krahas flamujve kombëtarë, ndërsa vetë Kurti u pa duke u fotografuar me mbështetësit e tij.
Gjatë qeverisjes së tij, Kurti pati çarje raportesh me partnerët amerikanë që kulmoi me pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë

Parlamenti Studentor i UPz nesër organizon protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

