Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin Arsim Ademi, vizituan sot rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku u mirëpritën nga rektori Arben Hajrullahu.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takim u diskutua për mundësitë e avancimit të degëve të studimit, me synim që Universiteti i Prishtinës të tërheqë edhe më shumë studentë në vitet e ardhshme. Po ashtu, u diskutua për nevojat dhe planet për investimet në infrastrukturë dhe modernizimin e programeve studimore, si dhe për sfidat e ndryshme me të cilat po përballet universiteti publik.





