LAJME

Kurti dhe Konjufca bënë homazhe te varri i Astrit Deharit

Kurti dhe Konjufca bënë homazhe te varri i Astrit Deharit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2023, 10:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, sot kanë bërë homazhe te varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Zllatar.

Këto homazhe janë bërë edhe nga familjarët e të ndjerit dhe qytetarë të shumtë në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

Në nderim të Astrit Deharit, Vetëvendosje ka organizuar sot disa aktivitete. Në mbrëmje e së dielës, do të bëhet ndezje e qirinjve tek murali për Astrit Deharin. në qendër të Prishtinës.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika