Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë, me fillim nga ora 20:00.
Kurti dhe Gërvalla nesër do të takojnë mërgatën në Oslo të Norvegjisë

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Nesër, më 8 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji. Takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo. Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

