Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë pritur në takim ekipin e Baletit Kombëtar të Kosovës, të cilët sapo janë kthyer nga një turne jashtëzakonisht i suksesshëm sipas saj, në El Salvador dhe Kolumbi.
“Me gjashtë shfaqje të realizuara para sallave të mbushura plot, ata prezantuan me dinjitet artin dhe kulturën e Kosovës, duke dëshmuar edhe një herë se artistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit.” – ka shkruar Bogujevci në Facebook.





