Ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ishte cak i një atentati në një tubim në Pensilvani. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti në një reagim në “X” ka shkruar se bashkohet me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit ndaj Trump.
“Unë bashkohem me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka shtuar se mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa përjashtime. /Telegrafi/
I join other world leaders in condemning the horrific assassination attempt against former 🇺🇲 President Donald Trump. I wish him and others who were injured a full and speedy recovery, and send my sincere condolences to the family of the spectator who was killed.
Political…
— Albin Kurti (@albinkurti) July 14, 2024