LAJME

Kurti: Çmimet nuk janë rritur specifikisht vetëm për mësuesit dhe arsimtarët

Kurti: Çmimet nuk janë rritur specifikisht vetëm për mësuesit dhe arsimtarët
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2022, 11:03

Kryeministri Albin Kurti, gjatë seancë së Kuvendit të Kosovës, tha se Qeveria e tij s’po synon triumfalizëm në dramën e grevës së mësimdhënësve.

Kurti theksoi se nuk ka premtuar rritje të pagave, ndërsa tha se deputetët duhet ta masin ndryshe performancën e qeverisjes së tij

“Së pari, dua t’ju siguroj që nuk bëhet fjalë për kurrfarë synimi për triumfalizëm”, tha Kurti, duke treguar se ishte takuar me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykollin mbrëmjen e 1 shtatorit.

“Ia kemi ofruar triumfin” sindikalistëve, tha Kurti, duke shpjeguar ofertën e tij që ta prezantojnë bashkë Pakon për Përballje me Inflacion.

“Unë kam dashur që ata të bëhen pjesë e fitores [..] Ju ka pëlqyer, por nuk janë pajtuar pasi kanë dalë nga takimi, dhe nuk e di me kë janë konsultuar”, tha Kurti.

Ai theksoi se “çmimet nuk janë rritur specifikisht vetëm për mësuesit dhe arsimtarët”.

“Çmimet janë rritur për të gjithë”, tha ai,

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika