Kryeministri Albin Kurti ka thënë se gjatë vitit 2022 ka pasur dyfishim të buxhetit për Ushtrinë e Kosovës, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa më 2023 buxheti për ushtrinë rritet për 20 për qind.
Duke renditur, sipas tij, sukseset e Qeverisë që ai drejton gjatë vitit 2022, Kurit ka shkruar në Facebook se gjatë vitit që shkoi janë arritur marrëveshje bashkëpunimi me shtetet si Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Ai ka përmendur edhe rekrutimet dhe trajnimet e ushtarëve të FSK-së.





