Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se takimin e pestë në kuadër të dialogut ndërmjet nivelit qendror dhe lokal, e kanë nisur siç ka thënë ai, me një mirëseardhje të veçantë për kjryetarët e Komunave anëtare të reja të Asociacionit të Komunave të Kosovës: Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit, Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut dhe Erden Atiq, kryetar i Komunës Veriore të Mitrovicës.
Buxheti i komunave për vitin 2024, sipas Kurtit, arrin në 742 milionë euro.
“Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin 2023. Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë”, ka thënë Kurti.





