LAJME

Kurti bisedon me Escobarin për situatën në veri, kërkohet heqja e menjëhershme e barrikadave

Kurti bisedon me Escobarin për situatën në veri, kërkohet heqja e menjëhershme e barrikadave
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Dhjetor 2022, 19:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka biseduar për situatën në veri të Kosovës.

Në takim është thënë se barrikadat duhet larguar menjëherë nga rrugët.

Po ashtu, siç është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit, është biseduar edhe për rrugën para drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim nga Zyra e Kryeministrit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika