LAJME

Kurti bën thirrje për depërshkallëzim të situatës në veri

Kurti bën thirrje për depërshkallëzim të situatës në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2023, 14:41

Kryeministri Albin Kurti, edhe të shtunën ka ripërsëritur se protestuesit të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët ditët e fundit në veri, duhet të përballen me drejtësinë në mënyrë që në të ardhmen të ketë zgjedhje të lira.

Thirrjen për shtensionim të situatës në këtë zonë, Kurti e bëri në fshatin Muhoc të Ferizajt, gjatë vendosjes së gurthemelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

“Situata në veri të Kosovës duhet të deeskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, ka thënë ai, raportoi EO.

Sipas Kurtit, veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira, por nevojitet paraprakisht sundim të ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika