Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe zëvendës-shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Pratipati, bënë sot homazhe dhe vendosën lule pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton”, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 Shtatorit, që ndodhën në vitin 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në përkujtim të viktimave të atij sulmi mizor e terrorist kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti u shpreh se sot kujtimi shkon për viktimat, si dhe solidariteti me familjet që i kanë humbur më të dashurit e tyre.





