Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova dhe Belgjika po thellojnë lidhjet politike, kulturore, ekonomike dhe të sigurisë, si dhe se vendi mbështet përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Me ftesë të ambasadës belge, Kurti mori pjesë në kremtimin e Ditës së Mbretit Belg, një festë që festohet që nga viti 1866 dhe që nderon Mbretin e Belgjikës dhe historinë e Mbretërisë së Belgjikës dhe popullit të saj.





