- Reklama -

Kurti: Ata që ankohen për veprimet tona të njëanshme, ankohen pse e kemi shpallur pavarësinë

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që t’ia ndalojnë ndihmën Serbisë dhe të sanksionohen ata që janë në listën e zezë të SHBA-së.

Kurti ka thënë se duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në perimetrin 5 kilometra rreth kufirit me Serbinë.

- Reklama -

“Andaj edhe Perëndimit i bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale jo vetëm ato të ardhshme nga BE, Amerika e Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat qe ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Kjo lista e zezë me emrat e kriminelëve duhet të japë rezultate. Meqë Serbia disa herë e ka afruar ushtrinë afër kufirit, duhet rikthyer zona tokësorë e sigurisë në perimetrin 5 km rreth kufirit të Serbisë. Këtë po e keqpërdor regjimi i Aleksandër Vuçiqit që po sjell artileri përbrenda këtij rripi 5 km”, ka thënë ai në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Kryeministri është shprehur se presidenti serb ka për qëllim ta dëmtojë tërësinë territoriale të Kosovës.
Ndërkaq, ka thënë se veprimet e Qeverisë që ndërkombëtarët i kanë quajtur të njëanshme janë të ligjshme për një shtet sovran.
“Ata që ankohen për veprimet tona unilaterale janë duke u ankuar pse e kemi shpallur pavarësinë. Sundimi i ligjit për shtetin sovran është sikurse frymëmarrja. Frymëmarrja është e njëanshme, përveç te ndihma e parë ndoshta. Por Kosova mund të ketë pasur nevoje për ndihmë të parë në pranverën e 1999 por është shtet sovran i pavarur. Sulmet që na bëjnë janë dëshmi e suksesit tonë. Përpjekja e tyre për një makinë kohore qe i kthen para vitit 1999, para 2008, a para 2021 është shprehje e karakterit revizionist të regjimit në Serbi dhe kjo gjen mbështetje te kushtetuta agresive e Serbisë. Ajo duhet të ndryshojë. Të gjitha angazhimet tona nuk janë të bazuara thjesht në vullnet të popullit e në ligj por edhe në vlerat demokratike”./koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort