Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e ka pasur të okupuar Kosovën dhe e ka humbur në shekullin e kaluar nga regjimi i Millosheviqit.
Kurti pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave serbe.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si një entitet njëetik është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, meqenëse nuk është në përputhje me plot 23 nene. Gjithashtu edhe qytetarët kanë organizuar peticion masiv, e opozita ka bërë edhe veprime radikale në kundërshtim të Asociacionit”.
“Asociacioni nuk është për serbët, por kundër Kosovës ashtu siç është dizajnuar. Ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës. Por në të njëjtën kohë, nuk mund të kërkojmë përsëritjen e skenarit të Bosnjë e Hercegovinës”.
“Ne jemi për të drejtat e qytetarëve, por jo për t’i territorializuar brenda Kosovës ambiciet Serbisë. Serbia e ka pasur të okupuar Kosovën dhe e ka humbur në shekullin e kaluar nga regjimi i Millosheviqit”, ka thënë tutje Kurti.