Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë sot se pret që të arrihet një marrëveshje në takimin e ardhshëm me presidentin serb Aleksander Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ne deshëm ta nënshkruanim marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti Vuçiq nuk deshi ta (nënshkruan atë). Kjo marrëveshje bazë e propozuar nga Bashkimi Evropian është një bazë solide për të ecur përpara dhe shpresoj që më në fund do ta arrijmë më 18 mars”, ka thënë Kurti për Euronews.





