- Reklama -

Kurti: Ambasadorëve të QUINT-it ia thamë vendimin e ri, do të konsultohen me kryeqendrat e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje pas takimit që pati me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në lidhje me vendimin e ri të qeverisë në lidhje me targat.

Ai tha se pas prezantimit të qëndrimit të qeverisë së Kosovës në lidhje me targat, ambasadorët patën pyetje dhe pas kësaj, sipas Kurtit, ata thanë se duhet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë çështje.

- Reklama -

“Së bashku me ministrin Sveçla, me dy zëvendëskryeministrat kemi takuar pesë ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së dhe me atë rast ua prezantuam qëndrimin tonë.”

“Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë gjithçka të spostohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë”.

“Me c’rast ata nuk e dinin këtë propozim tonin paraprakisht, patën disa pyetje dhe më pastaj thanë se ju nevojitet me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se tashmë në lidhje me vendimin janë të njoftuara dhe kryeqendrat e shteteve aleate të Kosovës dhe ato mund t’i thonë udhëzimet që mund t’i kenë në lidhje me këtë çështje.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort