Home LAJME Kurti akuzon Serbinë për militarizim

Kurti akuzon Serbinë për militarizim

0
Kurti akuzon Serbinë për militarizim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Kosova e Serbia duhet të zhvillojnë dialog konstruktiv dhe të shtensionojnë situatën në veri të vendit.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Von der Leyen është shprehur se me rëndësi është që të gjitha palët e përfshira të punojnë së bashku për të ardhmen.

“Ndërsa ne po flasim këtu, negociatorët janë në Bruksel duke u negociuar këto dhe shpresoj të kenë mandat të qëndrueshëm për të negociuar sepse kjo është mënyra më e mirë për të ecur tutje. Jam thellësisht e bindur që është me rëndësi të shtensionohet situata e të vazhdohet me dialog konstruktiv. Vij nga BE-ja që të dyja me përvojë mbi 70vjet se çka nënkupton kapërcimi i mosmarrëveshjeve…”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se ëndërron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së. Ka ofruar mbështetjen në luftën kundër pandemisë e ringjalljen ekonomike.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti, ka thënë se e ka njoftuar presidenten e Komisionit Evropian me faktin se Serbia ka grumbulluar forcat në kufirin me Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat.

Teksa ka përmendur me rend armatimin serb në veri me Kosovën, Kurti ka thënë se ky shtet edhe po merr donacione nga Bashkimi Evropian, e në anën tjetër po militarizohet nga Rusia e Kina.

Vendimin për zbatimin e reciprocitetit Kurti s’e ka cilësuar si “vendim të ri”.

“Ne veçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër”, ka thënë ai.

Kurti ka përsëritur po ashtu qëndrimin që Kosova është për bashkëpunim më të madh rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here