LAJME

Kurti: 400.000 të punësuar aktivë falë politikave tona

Kurti: 400.000 të punësuar aktivë falë politikave tona
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2023, 17:26

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se për herë të parë ekonomia kosovare i ka të regjistruara 400.000 pozicione të fuqisë punëtore.

Ai shkroi në Twitter të dielën se ky është tregues i fortë i suksesit “të politikave tona të punës”.

Sipas kryeministrit, ky këto politika ndihmuan gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe pjesëtarët e tjerë të fuqisë punëtorë.

“Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrëse të suksesshme në fuqinë punëtore”, ka shkruar Kurti./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika