LAJME

Kurti: 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb, pse nuk ua mundëson krijimin e asociacionit një-etnike

Kurti: 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb, pse nuk ua mundëson krijimin e asociacionit një-etnike
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shkurt 2023, 09:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një table ka treguar komunat serbe që udhëhiqen nga kryetarët joserb.

Ai ka thënë se në Serbi janë 11 komuna ku udhëhiqen nga kryetarë joserb. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?

“Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët. 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, ka shkruar Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika