Në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku po diskutohet për aktivitetet e sekretariatit të KQZ-së për zgjedhjet e tetorit, anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi nga LVV ka kërkuar nga kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj të largohet nga mbledhja ose ta vendos maskën.
Kurteshi tha se po ndihet i rrezikuar kur brenda ditës po vdesin 10 qytetarë si pasojë e coronavirusit.
“E kam një kërkesë, zotëri Ahmetaj, dhe dy kameramanë vendosni maskat ose dilni jashtë. Edhe zotëri kryesues, asnjë njeri në sallë nuk duhet me qenë pa maskë. Ne s’po e marrim seriozisht, por po vdesin 10 njerëz në ditë. Unë jam shumë i shqetësuar me pa përgjegjësinë e njerëzve me hyrë pa maska”, thekson Kurteshi.





